Denoncimi i fqinjve, Naimi e Mihrija mbindërtim pa leje
Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka pasur në shënjestër një familje të famshme ditën e sotme.
Fjala është për familjen e njohur Abazi.
Dikush nga banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije, ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesë nga ana e tyre, 23 vjet pas luftës, kur mbindërtimet lulëzuan kudo në kryeqytet.
I shpejt ka qenë moderatori Naim Abazi, i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim.
“Jo për Zotin, s’ka mbindërtim, po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë besoj e keni pa. Tash fillon dimri dhe s ke qare pa e vendos kulmin. Kështu është qe 24 vjet kështu e kam ble me 2006 dhe veq po ja hjekim të djegurin e po ja vendosim të riun!’, është shprehur ai.
Dikush nga banorët ka publikuar një tjetër foto, ku pretendohet se po bëhet mbindërtim dhe Naimi nuk po e thotë të vërtetën.
Nga ana e Inspektoratit Komunal nuk ka ende ndonjë reagim, duke e lënë të paqartë nëse punimet janë në kundërshtim me ligjin.