Irina Shayk takohet me Bradyn por dëshiron të martohet me Cooperin
Irina Shayk po flirton me Tom Brady, por ende dëshiron të jetë me ishin Bradley Cooper.
Bukuroshja ruse thuhet se është në një trekëndësh dashurie pasi kalon kohë me ish-in dhe babanë e fëmijës së saj.
Një burim thotë se nëse i duhet të zgjedhë mes të dyve, shpreson që në një moment të martohet me aktorin dhe të jetojnë së bashku me vajzën e tyre.
Në fund të gushtit, Shayk dhe Cooper u panë së bashku me pushime në Itali, duke ndezur thashethemet se ata janë rikthyer bashkë.
Por në fillim të kësaj jave Shayk i ngatërroi gjërat përsëri kur u pa teksa po hynte në apartamentin e Brady në Nju Jork.
Megjithatë, opinionet për mënyrën se si ndihet Cooper ndryshojnë. Një burim thotë se ai është xheloz, ndërsa një tjetër thotë se është thjesht i lumtur për ish-in e tij.
Një tjetër burim thotë se Shayk planifikon të vazhdojë të kalojë kohë me Brady derisa Cooper të bëjë lëvizjen e radhës. Megjithatë, nuk duket se martesa është në plan as për të dhe për Brady. Nga ana tjetër, as Brady nuk është gati të hyjë në një lidhje. /abcnews