Mozzik: Qe tre vjet jam beqar, kurdo që lidhem do të publikoj fotografi me të

Mozzik: Qe tre vjet jam beqar, kurdo që lidhem do të publikoj fotografi me të

Showbiz September 15, 2023 - 10:55

Reperi i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, shprehet që ka gati tre vjet që nuk ka qenë në lidhje dashurie.

Këtë ai e bëri të ditur në një postim në Instagram Story, duke mos i lënë fansat të dyshojnë që ai mund të jetë në një lidhje.

Reperi nga Kosova shkroi: “Ka tri vjet gati që jam beqar… edhe kurdo që lidhem e qes një fotografi me të mos t’jua ndjen. Mos ma bani gajlen kaq shumë”.

Ai u shpreh që nëse do të ndodhte, ai do të publikonte fotografi me të dashurën.

Image

Në fotografitë e tjera që pasojnë në InstaStory, Mozziku tregon që po shijon pushimet.

Ai gjithashtu vendosi një fotografi të një darke romantike, duke thënë se s’kishte mundur të bënte një fotografi të tillë më parë.