Fero për raportet me Arbenita Ismajlin: S’kam lidhje me veprimet e saj

Fero për raportet me Arbenita Ismajlin: S’kam lidhje me veprimet e saj

Showbiz September 14, 2023 - 12:53

Reperi i njohur Feronit Shabani - Fero, javë më parë ka njoftuar për largimin nga muzika për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame.

Ky lajm nxiti shumë interesim për veprimet e tij të mëvonshme dhe rreth këtij vendimi e më shumë reagime pati kur ditë më parë ai njoftoi se ka ndërruar emrin, nga Feronit në Khattabi, raporton Zeri.info.

Një detaj tjetër për të cilin publiku interesohet është raporti me ish-gruan e tij Arbenita Ismajlin, për të cilën ai ka thënë se ka respekt pasi kanë një vajzë në mes, por për veprimet e saj nuk ka asnjë lidhje.

“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin, sepse kemi një vajzë, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkroi ai në një postim në Instagram. /Zëri

Image
Foto: Instagram