George dhe Amal Clooney vendosin të shesin vilën e tyre në liqenin e Komos

George dhe Amal Clooney vendosin të shesin vilën e tyre në liqenin e Komos

Showbiz September 12, 2023 - 16:33

Aktori i Hollivudit George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë vendosur të shesin vilën e tyre në liqenin e Komos.

Shitja e vilës në një farë mënyre përfaqëson fundin e një epoke për çiftin sepse ka edhe vlera sentimentale për ta. Ata  në këtë vend.

Është një vilë e quajtur “Villa Oleandra”, për të cilën Clooney kërkon 100 milionë euro. Thashethemet për shitjen e saj kanë qarkulluar prej vitesh dhe raportet e para për të u shfaqën në vitin 2010 për shkak të paparacëve që vinin vazhdimisht për të bërë foto të aktorit.

Ajo u përfol në vitin 2015 pasi George dhe Amal u martuan dhe synimi ishte që të “largoheshin” nga sytë e turistëve dhe mediave.

Aktori 62-vjeçar e bleu rezidencën në vitin 2002 nga familja Heinz, pronare e Pittsburgh Steelers, për shtatë milionë dollarë. Nëse e shet për afër çmimin e kërkuar, Clooney do të ketë një fitim të konsiderueshëm. /abcnews