Legjendarët “Aerosmith” shtyjnë gjashtë koncerte të tyre

Legjendarët “Aerosmith” shtyjnë gjashtë koncerte të tyre

Showbiz September 12, 2023 - 16:15

Grupi legjendar i rrokut Aerosmith ka shtyrë gjashtë koncerte në turneun e tij lamtumirës për shkak të një dëmtimi në kordat vokale të Steven Tyler në koncertin e së shtunës së kaluar në Long Island, Nju Jork.

“Me zemër në duar ju njoftoj se kam marrë urdhra të rrepta nga mjeku që të mos këndoj për tridhjetë ditët e ardhshme”, ka shkruar 75-vjeçari Tyler në faqen e tij personale në Instagram. “Kam dëmtuar kordat e mia vokale gjatë koncertit të së shtunës, gjë që çoi në gjakderdhje. Do të na duhet të shtyjmë disa data që të mund të kthehemi dhe t’ju japim atë që meritoni.”

Grupi ikonë nisi turneun e tyre të lamtumirës ‘Peace Out’ më 2 shtator nga Qendra Wells Fargo në Filadelfia, SHBA. Sipas njoftimit në mediat sociale, datat e reja janë 29 janari në Detroit, 14 shkurt në Çikago, 17 shkurt në Uashington DC, 21 shkurt në Toronto, 26 shkurt në PNC Arena në Raleigh dhe 29 shkurt në Cleveland. /abcnews