“Të dua Kosovë”, Rita Ora reagon pasi fotografia e saj u shfaq dje në stadiumin e Prishtinës
Showbiz
September 10, 2023 - 09:20
Dje u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila është e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.
Kjo ndeshje e cila përfundoi në rezultat 2-2, u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Zeri.info.
Tifozët “Dardanë” kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët, ndërsa në krye të një baneri ishte vendosur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
E në lidhje me këtë ka reaguar vetë këngëtarja Rita Ora e cila ndau një fotografi të këtij momenti dhe shkroi “Të dua Kosovë”.
Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”. /Zëri