Lady Gaga shihet sërish në shoqëri të ish-partnerit, Michael Polansky, nxit dyshimet për ribashkim

Lady Gaga shihet sërish në shoqëri të ish-partnerit, Michael Polansky, nxit dyshimet për ribashkim

Showbiz September 09, 2023 - 20:06

Lady Gaga u pa duke shijuar një natë me ish të dashurin e saj Michael Polansky dhe miqtë në Las Vegas këtë javë, duke nxitur thashethemet për një pajtim.37-vjeçarja nga Nw Yorku– e cila së fundmi promovoi produktin e saj më të ri Haus Labs – kishte veshur një xhaketë të errët “Adidas” me theks të bardhë.

Flokët e saj bionde të zbardhura ishin tërhequr në një topuz. Teksa 45-vjeçari Polanksy kishte veshur një xhup të errët me kapuç dhe një kapele bejsbolli të zi.Ish-çifti u ndan në fillim të këtij viti pas një lidhjeje trevjeçare. Ata thuhet se pas ndarjes mbetën miq.Por muajin e kalur ata u panë së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti, duke ndezur thashethemet se ndoshta romanca e tyre është rikthyer.

Ish-çifti fillimisht u lidh në mënyrë romantike rreth viti 2019 dhe më vonë u zyrtarizua në Instagram në fillim të vitit 2020.

Polansky është një i diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Harvardit dhe drejton themeluesin e Napster, Sean Parker’s Parker Group.

Gjatë gjithë viteve të lidhjes së tyre, Gaga dhe Polansky morën pjesë së bashku në Super Bowl, BAFTA, Critics Choice Awards.

Thuhet se ata vendosën të shkonin në rrugë të ndara për shkak se kantautorja dëshironte martesë dhe fëmijë dhe ekzekutivi i teknologjisë nuk ishte gati për të ndërmarrë këto hapa. /Telegrafi