Dafina Zeqiri “martohet” me djalin e ministres Arbërie Nagavci [video]
Showbiz
July 06, 2023 - 18:35
Këngëtarja Dafina Zeqiri sapo ka publikuar këngën e saj me të re “Dasma”.
Kënga “Dasma” ka ardhur bashkë me videoklipin, ku Dafina shihet duke u martuar me modelin Shpend Nagavci, i cili është djali i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan Zeri.info.

Nuk dihet se çfarë suksesi do të ketë kjo këngë, ndërsa deri tani secila këngë e publikuar nga Dafina Zeqiri ka qenë mjaft e suksesshme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e fundit me Yll Limanin.
Më poshtë mund të shihni këngën dhe videoklipin e “Dasmës” së Dafina Zeqirit. /Zëri