Karnavali “Golden Eagle” bashkon artistët më të mirë shqiptarë

Karnavali “Golden Eagle” bashkon artistët më të mirë shqiptarë

Showbiz June 21, 2023 - 15:26

Datat 23 dhe 24 qershor janë rezervuar për karnavalin “Golden Eagle”, i cili zhvillohet në qytetin e Suharekës.

Përveç rreth 500 artistëve ndërkombëtarë nga Spanja, Italia, India, Kuba, Brazili, Polinezia, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shumë artistë shqiptarë.

Performancat e artistëve shqiptarë do të ndahen në dy net.

Në natën e parë do të marrin pjesë Klajdi, Bruno & Miri, Capital T, ndërsa nata e dytë do të sjellë Mc Kreshën & Lyrical Son, Nora Istrefi dhe do të përfundojë me imazhin e kompanisë “Golden Eagle”, Era Istrefi.

Përgjatë këtyre dy ditëve karnavali “Golden Eagle” do të moderohet nga Arbana Osmani, Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj.