Al Pacino po bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vjet më të re [foto]

Al Pacino po bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vjet më të re [foto]

Showbiz May 31, 2023 - 17:36

Al Pacino, 82 vjeç, do të bëhet baba për herë të katërt.

E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë, sipas TMZ.

Aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22 vjeç, me Beverly D’Angelo.

Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.

Pacino dhe Alfallah ndezën thashethemet për romancë, teksa u fotografuan së bashku në një darkë në prill të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në atë kohë, burime të shumta thanë se çifti kishin qenë në lidhje që nga pandemia.

Image

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur… Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë”, zbuloi burimi.

“Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

Para lidhjes me Pacinon, bukuroshja ka shijuar një romancë me Mic Jagger, me të cilin u takua kur rokeri ishte 74 vjeç dhe ajo ishte vetëm 22 vjeçe, si dhe me miliarderin Nicolas Berggruen, 60 vjeç.

Image