Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv

Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv

Showbiz May 30, 2023 - 16:19

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 2.

Ata bënë betimin dhe i thanë “Po, pranoj” njëri-tjetrit në sy të miliona shqiptarëve, para ofiqarit i cili ishte kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Mirëpo ashtu siç edhe u aludua se martesa e tyre mund të jetë e pavlefshme (shkaku i rezidencës së Luizit), duket se ashtu po rezulton edhe të ketë qenë.

Këngëtari shkodran i cili së fundmi ka ndërruar veprimtarinë e tij të biznesit dhe ka shlyer detyrimet e mbetura, ka paraqitur edhe dokumentet personale për të kryer këtë procedurë.

E për ta bërë këtë sigurisht që krahas të dhënave personale, figuron edhe statusi civil, i cili në rastin konkret ka rezultuar të jetë “beqar” dhe jo “i martuar”.

Në dokumentet të cilat tashmë janë bërë publike në rrjetet sociale, figuron statusi beqar i fituesit të Big Brother VIP Albania, martesa e të cilit në finalen e madhe duket të ketë qenë vetëm fictive.