Celine Dion në gjendje të rënduar shëndetësore, anulon turneun e saj botëror

Celine Dion në gjendje të rënduar shëndetësore, anulon turneun e saj botëror

Showbiz May 26, 2023 - 15:52

Diva e muzikës, Céline Dion ka anuluar turneun e saj botëror Courage. Lajmin e bërë të ditur vetë ajo, përmes një njoftimi në Twitter.

Sakaq, këngëtarja tregoi se gjendja shëndetësore e rënduar po e pengon atë të performojë.

“Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time,” tha ajo.“Është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë.”

Turneu ishte planifikuar të zhvillohej në qytetet evropiane duke përfshirë Londrën, Pragën dhe Amsterdamin deri në vitin 2024.

Mirëpo, kujtojmë që në dhjetor Céline Dion tha se vuan nga sindroma e personit të ngurtë (SPS). Simptomat përfshijnë ngurtësimin e muskujve në kraharorë, krahë dhe këmbë. /abcnews