Nikos Vertis performon për herë të parë në Tiranë, do të japë koncert më 25 maj në stadium
Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis, më 25 maj me tërë grupën e tij artistike, do zbarkojë në Shqipëri.
Ai për herë të parë do performojë në Tiranë, para fansave dhe admiruesve të muzikës së tij.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ndryshe Nikos Vertis, këngëtari i njohur grek ka një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, ai është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.
Nikos Vertis është autor i pesë albume së bashku me një CD single, dhe dy albume CD/DVD edicion special.
Nikos Vertis është këngëtari i vetëm grek i cili arriti të realizonte një koncert në Dolby Theatre.
Kënga e tij ‘Thelo na me noises’ sot shënon 195 milione klikime në youtube, duke u bërë kënga greke më e dëgjuar ndonjëherë.
Vitin e shkuar, lajmi që bëri xhiron e botës ishte çmimi marramendës i tavolinës në ishullin luksoz Mykonos, përgjatë performimit tre orësh të këngëtarit. Jo pak, por 15 mijë euro.
Sukseset për artistin nuk kanë fund, në mbarë botën me shfaqjet më të shitura në Izrael, Bullgari, Rumani, Turqi, Serbi, Qipro, SHBA, Kanada, Australi.