![Shqipëria përfaqësuesja e parë që kaloi në finale të Eurovisionit në natën e sotme](/uploads/zeri.info/images/2023/May/11/auto_345623794_768420444818003_4847588167692679496_n1683841389.jpg)
Shqipëria përfaqësuesja e parë që kaloi në finale të Eurovisionit në natën e sotme
Shqipëria arriti të hyjë në finale në natën e sotme të Eurovisionit dhe është përfaqësuesja e parë që kaloi finalen.
Në këtë edicion, Shqipëria po përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi.
Kënga e saj “Duje”, e cila u interpretua në gjuhën shqipe, në gjysmëfinale të këtij edicioni u mirëprit nga të pranishmit, duke e përcjellë vazhdimisht me ovacione në sallë ndërsa mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë që tani në këtë LINK.
Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, ndërsa finalistët e këtij edicioni janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.
Ndërsa, nga nata e parë, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.