Olta Gixhari vendos të largohet nga Big Brother VIP Albania

Olta Gixhari vendos të largohet nga Big Brother VIP Albania

Showbiz April 01, 2023 - 23:47

Olta Gixhari është larguar nga Big Brother VIP Albania.

Aktorja e njohur lajmin e ka bërë të ditur në spektakël duke qenë se gjatë javës ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo ka bërë një komunikim me Arbana Osmanin në ‘dhomën e rrëfimit’, teksa tha se kishte mall të madh për djalin e saj, Amarin.Bukuroshja e theksoi disa herë se nuk e ka përmendur shpesh brenda shtëpisë, por që kishte mendjen vazhdimisht aty.

Artistja tutje tha se ka bërë plot 100 ditë brenda dhe se ka fituar Big Brotherin e saj.“Kam bërë 100 ditë. E kam fituar Big Brotherin tim. Hyra këtu brenda që të krijoj historinë time, kujtimet më të bukura të jetës time dhe ia dola”, u shpreh Gixhari.Largimi i Oltës ka përlotur edhe banorët e tjerë që assesi nuk e pranonin largimin e saj.

E njëjta ka krijuar situata të shumta në shtëpi dhe mes tjerash ka qenë një rivale e madhe e Luizit.