Këngëtarët dyfishojnë deklarimin e pasurisë në ATK

Këngëtarët dyfishojnë deklarimin e pasurisë në ATK

Showbiz March 30, 2023 - 11:52

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të deklarimit nga këngëtarët prej 100 për qind, krahasuar me vitin 2021.

Murtezaj, në një intervistë për KlanKosova, ka treguar se ka një perfomancë pozitive të inkasimit të të hyrave tatimore të ATK-së.

“Nëse flasim për këngëtarët, edhe këtu kemi një rritje të deklarimit të pasurisë, ku nga një qarkullim që kishim rreth 10 milionë euro, e deklaruar në vitin 2021, në vitin 2022 patëm një qarkullim mbi 20 milionë euro të deklaruar”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se inflacioni nuk ka pasur ndikim në performancën pozitive të ATK-së.

Ndërkaq, deklaroi se nëse krahasohen të hyrat e vitit 2022 me atë të vitit 2021, rritja është 130 milionë euro.