Banorët e Big Brother VIP Albania njoftohen për rastin tragjik të vrasjes së rojës në Top Channel

Banorët e Big Brother VIP Albania njoftohen për rastin tragjik të vrasjes së rojës në Top Channel

Showbiz March 28, 2023 - 21:30

Spektakli i sotëm (e martë) i Big Brother VIP Albania nis pa praninë e publikut dhe ish-banorëve më studio.

Prezantuesja Arbana Osmani që ndodhej vetëm me dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatrin tha se banorët do të njoftohen për rastin tragjik që ndodhi një ditë më parë pranë Top Channel, ku roja e sigurisë mbeti i vrarë.

Ajo ua ka përshkruar gjithë rastin që ndodhi në orët e para të ditës së hënë, teksa tha se ata janë të lirë të vendosin nëse duan ta vazhdojnë këtë rrugëtim apo jo.

“Kemi zgjedhur që këtë show të ia dedikojmë të ndjerit, por kemi zgjedhur që mes gjithë dëshirën që të mos iu dhënë asnjë lloj frike, këtë lajm ta ndajmë me banorët, sepse ka ndodhur pranë tyre”, tha Arbana.

Image

“Më premtoni që do të më dëgjoni me kujdes, sepse është e rëndësishme për mënyrën sesi do ta prisni, jeni izoluar prej shumë ditësh, jeta ka ngjarje të bukura dhe ndonjë herë ka edhe ngjarje të trishta, jam pa publik kjo sepse është një ditë zije, në orët e para të së hësë Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, një nga rojet tona ka mbetur i vrarë, kjo ngjarje nga ka tronditur”, pikërisht se kjo gjë ka ndodhur edhe në shtëpinë tuaj, sepse edhe ju jeni tonët, ju jeni pjesë e Topit, menduam se ju duhet ta dini, duke iu siguruar se shtëpia ku ju jeni është Akoma më e sigurt se që ka qenë gjithmonë, sot është një shtet i tërë në këmbë, sot ju jeni të mbrojtur, por e kemi detyrë që të iu them se nëse njëri prej jush nuk e përballon dot këtë rrugëtim e dimë që nuk është e thjeshtë”, u shpreh moderatorja.

Image

Më pas atyre iu lansua një klipi ku përshkruhej rrugëtimi i televizioni dhe vështirësi ndër vite dhe lajmi i fundit tragjik që goditi këtë kompani mediatike duke iu kërkuar që pas kësaj të reflektojnë dhe të marrin cilindo vendim që ata e shohin të përshtatshëm.