Amosi ia përplasi derën në fytyrë, reagon ashpër Nita

Amosi ia përplasi derën në fytyrë, reagon ashpër Nita

Showbiz February 07, 2023 - 13:51

Një debat i ri ka nisur me dy banorëve të Big Brother VIP Albania, Amos Zaharia dhe Nita Latifi.

Ditën e djeshme (e hënë) banorët u sfiduan me lojën e re “Sfida e mos-reagimit” dhe teksa Amosit ia sollën macen e tij, aktori u përlot.

Pasi tij shkuan Olta, Dea Mishel dhe Nita, ndërsa kërkoi që të largohen, Amosi përplasi derën e dhomës.

Kjo ka bërë që Nita e cila po largohej e fundit të reagonte ashpër ndaj aktorit madje edhe nisi një debat me të.

“Më përplase derën, pluhuri i derës më ra në fytyrë, nuk kishte nevojë të bënte atë, kujdes herëve të tjera, ishe duke më goditur me derë, isha shumë afër”, i reagoi Nita.

Ndërkohë, nuk ka shkuar gjatë dhe Amos ka biseduar me të duke i kërkuara falje teksa tha se nuk ishte e qëllimshme.

“Më fal shumë, nuk e kam me ty aspak,ishte moment shumë delikat, nuk e kisha me qëllim”, u shpreh Amos.

Sa i përket sfidës së “mos-reagimit”, dje gjithashtu në shtëpinë e famshme hyri fituesi i edicionit të kaluar të BBVA, Ilir Shaqiri.

Olta ishte e para që theu rregullat duke iu hedhur në përqafim, më pas të njëjtën gjë bënë edhe disa banorë të tjerë.