Çfarë ndodhi mes çiftit? “E kam puthur boll, ka filluar të më mërzitet” Kiara ‘shpërthen’ keq ndaj Luizit

Çfarë ndodhi mes çiftit? “E kam puthur boll, ka filluar të më mërzitet” Kiara ‘shpërthen’ keq ndaj Luizit

Showbiz February 06, 2023 - 23:54

Romanca mes Kiarës dhe Luizit duket tashmë e konsoliduar dhe pas puthjes së parë të dhënë gjatë dasmës së zhvilluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dyshja rrallë shihet larg njëri tjetrit.

Puthjet e tyre nuk mungojnë dhe po ashtu edhe batutat e Luizit.

“O Bona, më ka thënë Kiara mos ta puth më në sy teje dhe të Maestros se i vjen zorr nga ju,” tha Luizi.

“Ou, ashtu?,” përgjigjet Valbona e cila çohet nga tavolina dhe i thotë Armaldos që të largohen dhe ta lënë çiftin në intimitetin e tyre.

Por në këtë moment Luizi ndërhyn me shaka: “Jo, jo s’ka gjë, se e kam puthur boll, ka filluar të më mërzitet”.

Kiara reagon: “Ou, e po ik pra mos më puth më, mos m’u afro”