Reagon Zhaklina pas publikimit të audios se është shantazhuar nga burri i Oltës

Reagon Zhaklina pas publikimit të audios se është shantazhuar nga burri i Oltës

Showbiz February 06, 2023 - 21:06

Opinionistja e Big Brother Albania VIP 2, Zhaklina Lekatari ka reaguar në rrjetin social Instagram ku ka folur rreth një audio të saj ku thuhet së burri i Oltës përmes një shoku të saj ka tentuar që ta shantazhojë.

Zhaklina ka thënë se është e vërtetë, por burri i Oltës nuk e ka shantazhuar, vetëm ka kërkuar të takohet me të.

“Po është e vërtete burri i Oltes nepermjet një miku te përbashkët ka dashur te takohet me mua dhe gjeja e pare qe kam dashur te beje është te lajmëroje produksionin, i cili me ka këshilluar te mos takohem as me ketë familjar dhe as me familjaret e tjerë. Per shkak te presionit te madh unë kam përdorur termin e gabuar, sigurisht ai nuk me ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë”, tha Zhaklina.

“Kështu që ju lutem mos fryni dhe mos zmadhoni diçka që nuk është e vërtetë. Askush nuk ka tentuar që të më shantazhojë. Nëse dikush do të kishte tentuar, të jeni të sigurt do e kisha thënë apo do isha drejtuar tek organet e rendit” u shpreh ajo.