Merret vendimi: Alec Baldwin zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust”

Merret vendimi: Alec Baldwin zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust”

Showbiz January 31, 2023 - 23:58

“Aktori dhe producenti Alec Baldwin është akuzuar penalisht në lidhje me të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit ‘Rust’”, i tha CNN-it të martën zyra e prokurorit të qarkut Santa Fe të New Mexicos.

Akuzat kundër Baldwin dhe armatores së kastit të filmit, Hannah Guiterrez Reed, përfshijnë dy akuza për vrasje të pavullnetshme, tha zyra e DA. Avokatët e të dy të pandehurve insistuan më parë se klientët e tyre përkatës janë të pafajshëm.

Prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies i tha CNN-it në fillim të këtij muaji se do të akuzonte Baldwin dhe armatorenn e filmit për vrasje të pavullnetshme, duke i akuzuar ata për dështimin në kryerjen e procedurave të sigurisë që mund të kishin parandaluar aksidentin që rezultoi në vdekjen e drejtoreshës së kinematografisë Halyna Hutchins.

Image
Vendi ku u kryen xhirimet fatale të filmit “Rust” (Foto: Getty Images)

Hutchins u vra nga një municion i drejtpërdrejtë i shkrepur nga një armë skenike e mbajtur në dorë nga aktori Baldwin, i cili pohon se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës.

Edhe regjisori Joel Souza u qëllua dhe u plagos.

Baldwin ka pohuar se nuk ishte në dijeni se arma që qëlloi gjatë një provave përmbante fishekë të vërtetë. Në një deklaratë për CNN më 19 janar, avokati i tij e quajti vendimin e prokurorëve “një gabim të tmerrshëm drejtësie”.

Image
Alec Baldwin në xhirimet e filmit “Rust” (Foto: Getty Images)

“Ky vendim shtrembëron vdekjen tragjike të Halyna Hutchins dhe përfaqëson një gabim të tmerrshëm drejtësie. Z. Baldwin nuk kishte arsye të besonte se kishte një plumb të vërtetë në armë – ose kudo në setin e xhirimeve të filmit”, tha avokati i Baldwin, Luke Nikas në deklaratën e tij.

“Ai u mbështet te profesionistët me të cilët punonte, të cilët e siguruan se arma nuk kishte fishekë të vërtetë. Ne do t’i luftojmë këto akuza dhe do të fitojmë”, shtoi ai.

Një avokat i armatores Hanna Gutierrez Reed tha se ai beson se juristët do ta gjejnë klienten e tij të pafajshme.

“Ne i prisnim akuzat, por ato janë absolutisht të gabuara për sa i përket Hannas – ne presim që ajo të shpallet e pafajshme nga një juri dhe ajo nuk ka kryer asnjë vrasje”, tha avokati Jason Bowles në një deklaratë për CNN në fillim të këtij muaji, kur fillimisht u lirua aktakuza.