Debati me Oltën, produksioni nis provokimet për Luizin

Debati me Oltën, produksioni nis provokimet për Luizin

Showbiz January 30, 2023 - 23:15

Çuditërisht sot produksioni vendosi që banorët të dëgjojnë muzikë me zë të lartë më të gjithë shtëpinë e “Big Brother”, ku një pjesë e këngëve ishin pikërisht të Butrintit. Nga ana tjetër, Olta Gixhari ishte gjithmonë aty për t’i lëshuar një koment ose provokim Luizit që të reagojë.

Në shtëpinë e “Big Brother” nisi muzika me zë të lartë në të gjithë shtëpi dhe u hap pikërisht me këngën e Butrint Imerit. Në momentin kur në sfond ishte kënga e Butrintit, kamera ndjeku kudo Luizin për një reagim, por ai qëndori i heshtur dhe nuk komentoi asgjë.

Më pas ishte Olta ajo që i tha Luizit se “kjo këngë është për gruan e tij”. Aktorja më pas vijoi duke thënë: “E di sa shumë di unë o Luiz, e di sa “As-e” kam nën mëngë për gruan tënde?”

Nga ana tjetër kënga e titulluar “Lule e Dashnisë” u dëgjua edhe nga Kiara, e cila fillimisht nuk bëri reagim. E pyetur nga Efi nëse kënga i jep bezdi, Kiara u përgjigj vetëm “jo, jo”

Kur Luizi shkoi në dhomën ku ishte edhe Kiara, kjo e fundit e pyeti: “Pse nuk flet ti, ke ndonjë lojë?” Përgjgja e Luizit ishte: “Duro, do e marrësh vesh për pak dhe do të mahniteni”.

Ndërkohë duket se produksioni është i vendosur të luajë të gjithë repertorin e Butrinit në shtëpi. Kënga “Dale Dale”, e përmendur më herët nga Kiara, u vendos me zë të lartë në shtëpi. Moderatorja nisi të këndojë e të kërcejë, së bashku me banorët e tjerë, mes tyre edhe Luizi.

Një tjetër gjë që tregon se “playlist-a” është përzgjedhur posaçërisht për Luizin, është një tjetër moment kur luhet një këngë me titull “Kokaina”. Olta nxitoi të përshëndesë Luizin me këtë këngë, pasi më herët e akuzoi se ishte përdorues i substancave narkotike.