Olta Gixhari për Luiz Ejllin: Është i varur nga droga, është i sëmurë [video]

Olta Gixhari për Luiz Ejllin: Është i varur nga droga, është i sëmurë [video]

Showbiz January 30, 2023 - 21:18

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur një përplasje të fortë gjatë ditës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania.

Dyshja, të cilët janë edhe rivalë me njëri-tjetrin, kanë eskaluar me fjalët që kanë thënë.

Në një moment derisa të gjithë po kërcenin në dhomën e gjumit, aktorja thotë për këngëtarin se është vartës komplet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@me.luizin)

“E di unë se çfarë jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha ajo.

E në atë çast, Ejlli është kthyer nga pasqyra dhe po bënte me gishtin e mesit në drejtim të Gixharit.

“Bëje kështu”, tha më tej ajo duke ndërruar formën e duke e kthyer në atë se si merren substancat narkotike.

Olta më pas i tha se do të zbulojë gjithçka që di rreth Kiarës, për atë se çfarë ka bërë jashtë, shtuar se e njohin të gjithë në Tiranë – kjo meqë Luizi ka nisur një njohje me të.