
Luizi: Nëse hyn ish i dashuri i Kiarës, do të mbaronte loja ime
Showbiz
January 26, 2023 - 19:08
Luizi u shpreh se e vetmja gjë që mund ta nxjerrë atë komplet jashtë loje, është nëse brenda në shtëpi mund të futet ish i dashuri i Kiarës.
Ai shtoi se nëse diçka e tillë ndodh, ai do të largohet prej shtëpisë. “Ose unë, ose ai”, tha Luizi duke folur me Valbonën dhe Bjordin në oborr.
Ky reagim i Luizit vjen në një kohë kur ai ia ka shprehur hapur të gjitha ndjenjat e tij Kiarës.
Por edhe kjo e fundit ka thënë se e ka shumë xhan atë dhe ndryshe nga ditët e para në shtëpi, është afruar më shumë me Luizin.