MC Beka tregon banorët më të mirë dhe ata që nuk meritojnë epitetin VIP në “Big Brother VIP Kosova”
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, MC Beka, ka folur sot për përvojën e tij në këtë format televiziv, ndërsa ka treguar banorët favorit të tij.
Beka gjatë një interviste në Radio Prishtina, përmendi Xhulin, Ganen, Artanin dhe Anën si banorët më të mirë të “Big Brother VIP Kosova”, transmeton Zeri.info.
“Xhulin uroj për fuqinë që ka është ambasadorja më e mirë e gjinisë femrore në Kosovë, e kom llokumin tim, Ganen ,e kom simpati të jashtëzkonshme për Artanin për shkak babait të tij, për shkak të profesorit tim Cimës, është edhe Ana e mirë shumë”, ka thënë Beka.
Ai tha gjithashtu se ka banorë që nuk janë VIP.
“Gresa ku ka kontribuar në Kosovë?! Ajo nuk u prezantua si kosovare në Milano. Neve na vyn me pa njerëz që kanë kontribuar këtu sepse është “Big Brother VIP Kosova”. Gresa është shumë e re për me qenë VIP sepse duhet me kontribu shumë për të qenë VIP” ,tha Mc Beka.
Ai përmendi edhe Vivin, që sipas tij mund të jetë VIP në Shqipëri, por jo edhe në Kosovë. /Zëri