Angelina Jolie di që çdo grua duket e fuqishme kur vesh një pallto të mirë

Angelina Jolie di që çdo grua duket e fuqishme kur vesh një pallto të mirë

Showbiz November 29, 2022 - 17:56

Shumë ekspertë të modës besojnë se vjeshta është e paimagjinueshme pa një pallto të mirë

Aktorja Angelina Jolie, është fotografuar në një kombinim veshjeje të shkëlqyeshme kur doli nga një restorant vegan në Los-Angeles.

Aktorja dhe humanitarja e famshme ka një koleksion të lakmueshëm të palltove ngjyrë neutrale siç janë ato bezhë, e zezë dhe e hirtë.

Angelina me kalimin e kohës ka ndërtuar një stil unik mode të sofistikuar, i cili bazohet në minimalizëm.

Image

Për dalje nga restoranti vegan, Angelina kishte veshur pallto ngjyrë bezhë me thurje nga Max Mara, e cila prapa kishte një kapuç.

Pantallonat e gjëra ngjyrë të gështenjtë dhe këpucë me taka rrumbullakuan këtë veshje të saj të shkëlqyeshme, ndërsa gjithë kombinimin e ka lartësuar në një nivel të lartë çanta ngjyrë të çelët.

Shumë ekspertë të modës konsiderojnë që vjeshta është e paimagjinueshme pa një pallto të mirë, ndërsa këtë sezon janë posaçërisht moderne ato ngjyrë të gështenjtë dhe me nuanca të ngjyrës bezhë. /telegrafi

Image