Rita Ora falënderon Postën e Kosovës që ia vendosi foton në pullë postare
Për nder të ditëlindjes së 32-të të këngëtarës së njohur, Rita Ora, Posta e Kosovës ka bërë një pullë postare me fotografinë e saj.
Ora është shprehur falënderuese ndaj Postës së Kosovës, teksa u shpreh se ndihet keq që nuk ka mundur ta pranojë këtë dhuratë fizikisht, raporton Zeri.info.
“Sot ndihem shumë mirënjohëse. Faleminderit Posta e Kosovës për një surprizë të veçantë e të bukur për ditëlindjen time. Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili po aq u vlerësua për kontributin e tij në art dhe film. Më vjen shumë keq që nuk munda të jem fizikisht aty për shkak të angazhimeve të punës për ta marrë personalisht, por kur të kem mundësi ju premtoj se do të vij dhe do të tregoj vlerësimin tim”, shkroi ajo në Facebook. /Zëri