Nuk arriti ta përfaqësojë Malin e Zi në Eurovision, këngëtarja Enisa e gatshme për Kosovën
Mali i Zi është në mesin e shteteve të cilët kanë vendosur që mos të marrin pjesë në Eurovisionin e vitit 2023.
Ky është fati i keq për këngëtaren me origjinë shqiptare Enisa e cila jeton në SHBA, ndërsa pas lajmit për dorëheqjen e Malit të Zi nga Eurovisioni, ajo tha se ishte në bisedime me televizionin publik malazez RTCG, që ta përfaqësonte vendin e saj të origjinës në festivalin evropian të këngës.
Enisa ka thënë se kishte gati edhe këngën, një pjesë të cilës e ka publikuar ditë më parë, por në një përgjijge që i ka dhënë faqes “Eurovision Kosovo” në Twitter, Enisa është shprehur e gatshme të përfaqësoi Kosovën nëse i bëhet ftesë në të ardhmen, shkruan Zeri.info.
“’Ole’ duhej të ishte kënga ime për Malin e Zi në Eurovision vitin e ardhshëm, por kjo nuk është e mundur tani, kështu që do ta publikoj shpejt” ,kishte shkruar Enisa në profilin e saj në Tëitter, ku ndiqet nga mbi 600 mijë ndjekës.
Në këtë postim “Eurovision Kosovo” i kishte shkruar; Kemi nevojë për energjinë tuaj në Eurovision, shpresojmë se do të këndoni shpejt për Kosovën.
Dhe përgjigja e saj ishte; Nëse Kosova më fton, do ta bëja.
We need your energy in #Eurovision. Hope asap u will sing for #Kosovo ë
— Eurovision Kosovo (@ESCKOSOVO) November 20, 2022
Gjithsesi Kosova as për vitin 2023 nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Eurovision i cili do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, por shpresa është që Enisa ose një prej këngëtareve të shumtë që ka Kosova, të përfaqësojnë vendin në Eurovisionin e vitit 2024. /Zëri
OLë was suppose to be my #Eurovision song for Montenegro ë next year. But I guess it wasnët meant to be, so I might just drop it SOON instead ë https://t.co/43BgtDJeaY
— ENISA (@IAmENISA) November 20, 2022