“The Summit” rikthehet me edicionin e tij dimëror

“The Summit” rikthehet me edicionin e tij dimëror

Showbiz November 21, 2022 - 15:35

Emocionet e serotoninës po rikthehen përsëri në Prishtinë më 3 dhjetor, për të sjellë harmoninë përmes vizualizimit krahas tingujve të muzikës elektronike.

Ikona Timo Maas nga Gjermania do të performojë në këtë edicion dimëror të "The Summit Fest". Po ashtu do të jenë edhe binjaket identike nga Gjermania GEMINIS, performanca e të cilave shijohet në çdo masë, Sabb, i cili do të mikthet nga Zvicra në Prishtinë dhe nuk do të mungojnë as artistë vendor, ku artisti M.I.M do t'ju sjellë energji pozitive.

"Ky është edicioni i radhës i festivalit, i cili mbahet pas pandemisë dhe jemi përkujdesur që lineup ta ofroj skenën për artistë të shquar të muzikës elektronike", tha Embeta Tahiri, nga kompania MODUS që është menaxhere e këtij festivali.

Adhuruesit e jetës së natës, do të kenë mundësinë të kalojnë një natë të mrekullueshme me muzikë elektronike të mirëfilltë dhe efekte unike vizuele, e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

"The Summit Fest" është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës si dhe partnerët e festivalit.

Biletat mund t'i gjeni në Rave Travel.

Image

Artikull i sponsorizuar