Linda Hakaj bie pre e mashtrimit, një i huaj përfiton në emër të saj duke u prezantuar si vëllai i këngëtares

Linda Hakaj bie pre e mashtrimit, një i huaj përfiton në emër të saj duke u prezantuar si vëllai i këngëtares

Showbiz November 17, 2022 - 12:49

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë shqiptare, Lindita Hakaj, është përballur së fundmi me një problem të madh.

Një person që bart të njëjtin mbiemër si të sajin, ka përfituar nga rasti që te disa dasmorë të prezantohet si vëllai i saj dhe të marrë pagesën në këmbim të prenotimit të saj kinse për të kënduar në dasmën e asaj familjeje.

Duke mos qenë e njoftuar mbi këtë rast, Linda ka ngelur e shtangur kur ka kuptuar rastin dhe ka reaguar menjëherë me një sqarim në rrjetin social Facebook.

Ajo është shprehur se për prenotimet e saj kujdeset vetë personalisht dhe se personi që ka keqpërdorur figurën e saj publike do ta paraqesë në polici.

“Shoqëri dhe dashamirë…Një person me emrin Shpejtim Hakaj (që nuk e njoh as nuk e kam asgjë në fis) është lajmëruar në emrin tim kinse vëllai im dhe i ka marrë të hollat kinse unë i paskam kërkuar komplet paratë dhe të dielën paska qenë dashur të jem në dasmë, gjë që unë nuk kam menaxher për dasmat i mia, unë flas vet me dasmoret. Ju lutem nëse dikush lajmërohet në emrin tim mos pranoni të bisedoni sepse nuk kam menaxher (i menaxhoj vet). Nuk i jap llogari askujt për të tilla raste sepse me mbiemrin Hakaj ka shumë por nuk i njoh. Rastin do të paraqes në Policinë e Kosovës dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj pune”, shkroi Hakaj në Facebook.

Linda përndryshe, përveçse një këngëtare e suksesshme, ushtron edhe profesionin e profesoreshës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.