“Jericho” në Festivalin e RTSH-së me këngë dedikuar nënës së tij të ndjerë

“Jericho” në Festivalin e RTSH-së me këngë dedikuar nënës së tij të ndjerë

Showbiz November 16, 2022 - 09:34

Këngëtari Petrit Çarkaxhiu, i njohur si “Jericho”, do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH.

"Jericho" është në mesin e 26 artistëve, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit në RTSH, ku fituesi që prej vitit 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian "Eurovision Song Contest".

Këngëtari është shprehur i lumtur që sivjet është në mesin e artistëve në garë, ndërsa kënga e tij me të cilën do të prezantohet "Emri yt mirësi" është një dedikim për nënën e tij të ndjerë, shkruan Zeri.info.

"Jam shumë i lumtur në veçanti që do të mund ta interpretoj kungën time bashkë me Orkestrën Simfonike te RTSH-së, orkestër kjo e themeluar ne vitin 1962 dhe mban titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’ dekoruar nga presidenti i Shqipërisë".

"Kjo këngë e dedikuar për nenën time të ndjerë nuk kishte se si të realizohej më mirë se në përcjellje të kësaj orkestre të madhe, në festivalin më të madh në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e mi dhe koleget e mi te nderuar Bojken Lako, Shpetim Saraçi dhe Arbana Osmani", është shprehur Jericho.

Përveç kësaj, ai e sheh Festivalin e RTSH-së si një mundësi e mirë për artistët që të performojnë me orkestër, por edhe të kalojnë momente të mira mes artistëve që janë në garë.

"Mezi po pres që të fillojmë provat me orkestrën dhe te takoj e te kalojmë momente te bukura me te gjithë artistet pjesëmarrës, shume prej te cilëve i kam miq, e dua muzikën e tyre dhe ndjehem i nderuar te ndaje te njëjtën skene me ta".

"Shpresoj të jete një edicion festivali me të cilin do të mburremi për përmbajtjen dhe fokusin në muzikë, vijë melodike, tekst, orkestrim dhe interpretim", është shprehur ai, ndërsa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po i japin në vazhdimësi.

Kujtojmë se përveç “Jerichos”, këtë vit në Festivalin e RTSH-së nga Kosova janë edhe këngëtaret Fifi dhe Albina Kelmendi, shkruan Zeri.info.

Festivali i Këngës këtë vit do të mbahet katër net, më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, ndërsa vjen me disa risi, ku juria profesionale do të zgjedhë tre fituesit e çmimeve të festivalit, ndërsa me vota të publikut do të zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision”, që do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Liverpool të Britanisë së Madhe. /Zëri