![Festivali i shumëpritur “Rave Festival” mbajti edicionin e parë të shtunën e në “AMC Hall”](/uploads/zeri.info/images/2022/November/08/auto_20221106-RVF_141667934826.jpg)
Festivali i shumëpritur “Rave Festival” mbajti edicionin e parë të shtunën e në “AMC Hall”
“Prishtina Music Conference” shpalosi programin e pasur të saj gjatë 4 dhe 5 nëntorit me të ftuar të shquar te cilët ndanë me ne eksperiencen e tyre për të kontribuar ne ngritjen e vetedijesimit muzikor ne vend.
Përmbyllja zyrtare e edicionit te dyte te Prishtina Music Conference, Rave Festival po konsiderohet si një nga ngjarjet e vitit.
Me një lineup të kuruar mire me artiste nga vendi e me gjere, Rave Festival mblodhi rininë për te vazhduar një natë të gjatë me muzikë që nuk u përmbyll deri në orën 12:00 të ditës së diele.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/08/auto_20221106-RVF_601667934823.jpg)
Pjesëmarrësit e këtij festivali dhanë komente dhe lëvdata për organizimin dhe muzikën e artisteve, te cilët mbajtën turmën te argëtuar deri ne diten tjetër.
Artiste te këtij festivali ishin artistet e njohur local Rrrron dhe Altin Boshnjaku si dhe Mirelinda, dhe artistet e bazuar ne Berlin Tomoki Tamura, Kiti Arsa dhe John Dimas, DJ te njohur ne Gjermani dhe Evrope.
Natën e 5 nëntorit, me Rave Festival u be edhe inaugurimi i hapësirës AMC Hall, hapësirë e ndërtuar posaçërisht për evente te kapaciteteve te mëdha e të vogla. Hapësire kjo, e munguar ne vendin tone.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/08/auto_20221106-RVF_771667934825.jpg)
Organizatorët e “Prishtina Music Conference” dhe Rave Festival premtojnë që do te rikthehen me evente te reja gjate vitit për te sjelle risi ne jetën e natës dhe industrinë muzikore e argëtuese të vendit tonë. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/November/08/auto_20210825-RF2_61667934828.jpg)