"Jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës", kush është banori i dytë i BBVK?

Showbiz November 08, 2022 - 20:00

Projekti televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdon jehonën e tij duke i zbuluar në mënyrë interesante kandidatët e shtëpisë më të famshme në trojet shqipfolëse.

Përmes postimit të fundit në Instagram, audienca e gjerë e këtij formati që në Kosovë po organizohet për të parën herë, kanë mundësinë që t’ia qëllojnë se kush është banori apo banorja e dytë.

“Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”.

Shprehni mendimet e juaja përmes komenteve në postimin e fundit të llogarisë zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram.

Big Brother VIP Kosova do të nisë shumë shpejt, rrugëtimin televiziv përmes ekraneve të Klan Kosovës dhe ArtMotion.