Rita Ora ngushëllon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Rita Ora ngushëllon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Showbiz September 08, 2022 - 23:47

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës britanike, Elizabeth II.

Ajo thotë se mbretëresha Elizabeth, ishte frymëzim për të gjithë.

”Mendoj se nuk jam e vetmja me një ndjenjë të madhe humbjeje dhe trishtimi sonte. Mbretëresha ishte një grua e jashtëzakonshme që i dha gjithë jetën vendit të saj. Ajo mbretëroi me një hir, elegancë dhe nder të tillë. Një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë të vështirë dhe të trishtuar. U prehtë në paqe”.