Vera Ora beson se Rita dhe Dua do të kenë një bashkëpunim

Vera Ora beson se Rita dhe Dua do të kenë një bashkëpunim

Showbiz September 08, 2022 - 11:12

Vera Ora, nëna e superyllit botëror Rita Ora, ishte e ftuar në një emision në “Euronews Albania” për të folur rreth fëmijërisë së Ritës, vështirësive, karrierës dhe jo vetëm.

Gjatë bisedës u prek edhe tema e një bashkëpunimi të përfolur gjatë mes Ritës dhe Dua Lipës. Vera nuk e mohoi një bashkëpunim të tillë.

“Besoj që do të ketë një bashkëpunim. Ajo edhe shprehu dëshirën dhe pse jo”, u shpreh mamaja e këngëtares.

Vera, që me profesion është psikiatre, bëri thirrje që gratë dhe vajzat ta mbështesin njëra-tjetrën. E vënë para përgjegjësisë për të ndihmuar shqiptarët në Britaninë e Madhe ajo tha se është mirë kur ndihmon dikë, jodomosdoshmërisht shqiptar.

Ndjesia që Vera Ora tha se merret nga ndihma dhe bashkëpunimi është ajo e forcës për të ecur para.

Psikiatrja shfrytëzon vazhdimisht dhe platformën e saj për të dhënë mesazhe pozitive të mbështetjes dhe dashurisë për njerëzit. /Zëri