Stresi: Jemi 20 mijë veta gati të shkojmë në Kosovë për të luftuar kundër serbëve

Stresi: Jemi 20 mijë veta gati të shkojmë në Kosovë për të luftuar kundër serbëve

Showbiz August 01, 2022 - 10:23

Reperi Stresi ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në InstaStory, ai thotë se çdo njeri që e do Kosovën duhet të jetë në mbështetje të popullit të tij. Madje ai bën thirrje që çdokush të sakrifikojë jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

“Të dashur bashkëkombas kudo ku jeni në botë. Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku. Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës. Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”, shkroi Stresi.

Image