
Vdes aktori i njohur nga filmi “Titanic”
Showbiz
July 26, 2022 - 08:24
Aktori David Warner, i cili luajti në filma si “The Omen” dhe “Tron”, ka vdekur në moshën 80-vjeçare nga një sëmundje e lidhur me kancerin.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.
Warner ishte gjithashtu i njohur për rolin e ndihmësit të keq të Billy Zane, Spicer Lovejoy, në filmin "Titanic" të vitit 1997 të James Cameron.
Kohët e fundit ai u shfaq si detari Admiral Boom në filmin “Mary Poppins Returns”.
Warner vdiq të dielën në Denville Hall, në një shtëpi kujdesi. /Zëri
