Fituesit e Eurovisionit shitën sot trofeun me çmim marramendës

Fituesit e Eurovisionit shitën sot trofeun me çmim marramendës

Showbiz May 29, 2022 - 20:57

Grupi ukrainas Kalush Orchestra, ka shitur sot në një ankand publik trofeun e Eurovisionit pas fitores me këngën “Stefania”.

Grupi ka njoftuar se trofeu është shitur për 900 mijë dollarë tek kompania e Whitebit e cila merret me kriptovaluta dhe është me origjinë nga Ukraina, transmeton Zeri.info.

“Ju jeni të mrekullueshëm! Ne vlerësojmë secilin prej jush që dhuroi në këtë ankand dhe një falënderim të veçantë për ekipin Whitebit që bleu trofeun për 900,000 dollarë dhe tani janë pronarët e ligjshëm të trofeut tonë”, thuhet në një postim që ka bërë grupi Kalush Orchestra.

Ata kishin njoftuar ditë më parë se të ardhurat nga shitja e trofeut të Eurovisionit që e fituan këtë vit në Itali, do të shkojnë për ushtrinë ukrainase e cila që nga muaji shkurt po lufton kundër pushtimit rus.

Ndërkohë, EBU dhe televizioni publik ukrainas, tashmë kanë nisur bisedimet për të parë mundësitë e organizimit të Eurovisionit për vitin e ardhshëm, i cili vështirë se do të zhvillohet në Ukrainë për shkak të situatës. /Zëri