Arrestohet Vali Corleone
I ashtuquajturi Prince Vali Corleone është arrestuar nga policia në Gjilan për veprën penale “Dhunë në familje”.
Vali Corleone është arrestuar të hënën rreth orës 02:00, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka kanosur prindërit e tij, raporton Zeri.info.
Rastin e ka konfirmuar për “Zërin” edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë - Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan, më 21.03.2022, rreth orës 02:00, ka pranuar një informacion se në lagjen ‘Dardania’ në Gjilan është një rast i dhunës në familje”.
“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K.) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”, tha Hashani.
Ai shtoi se Corleone është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, shtoi Hashani. /Zëri