Ronela Hajati performon e para në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022”

Ronela Hajati performon e para në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022”

Showbiz January 25, 2022 - 18:55

Shorti i ndarjes së performaoncave në gjysmëfinaleve të “Eurovision 2022” u zhvillua në Madama Palace në Torino, së bashku me një ceremoni.

Përzgjedhja e performancave u bë në mënyrë rastësore duke i tërhequr emrat e vendeve konkurrent përmes gjashtë vazove.

Shqipëria që do të përfaqësohet nga Ronela Hajati, e cila fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Sekreti” do të performojë e para në natë e parë gjysmëfinale të “Eurovision”.

Image

Lidhur me këtë njoftim ka reaguar edhe Ronela përmes një postimi në “InstaStory”.

“Në rregull, tani kam frikë”, ka shkruar Ronela sipër postimit të renditjes së performancave në Eurovision.

Image

Pesë vendet e njohura si “pesëshja e madhe” ku hyjnë Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar nuk konkurrojnë në netët gjysmëfinale.

Theksojmë që këtë vit Eurovision mbahet në Torino të Italisë më datën 12-14 maj.