“Nuk ka prova të përdorimit të drogës”, përfundon autopsia e Bob Saget që vdiq në një dhomë hoteli

“Nuk ka prova të përdorimit të drogës”, përfundon autopsia e Bob Saget që vdiq në një dhomë hoteli

Showbiz January 11, 2022 - 18:06
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ka përfunduar autopsia e vdekjes tronditëse të komedianit dhe yllit të ekranit, Bob Saget.

“Një autopsi është kryer sot në mëngjes në Robert Lane Saget. Z.Saget është një mashkull 65-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në dhomën e tij të hotelit”, tha Joshua Stephany, krye ekzaminuesi mjekësor i qarqeve Orange dhe Osceola.

“Shkaku dhe mënyra e vdekjes janë në pritje të studimeve dhe hetimeve të mëtejshme”, tha Stephany. “Për momentin, nuk ka asnjë provë të përdorimit të drogës ose ndonjë lojë të keqe”.

Një zëdhënës i zyrës së sherifit tha më parë për Fox News se iu përgjigjën një telefonate në Ritz-Carlton Orlando pas orës 16:00 dhe e gjetën Saget të pavetëdijshëm në një dhomë hoteli.

Thirrjes iu përgjigj edhe Departamenti i Shpëtimit nga Zjarri i Qarkut Orange.

“Jemi të shkatërruar që të iu konfirmojmë se Bobi ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja Saget për komedianin që luajti Danny Tanner në “Full House” dhe “Fuller House”.

“Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij”.

I njëjti ka lënë pas bashkëshorten dhe tri vajzat e tij të rritura.