MC Kresha dhe Lyrical Son bëjnë paralajmërimin e albumit “Muzikë e Alltisë”, zbulojnë titujt e këngëve dhe bashkëpunimet

MC Kresha dhe Lyrical Son bëjnë paralajmërimin e albumit “Muzikë e Alltisë”, zbulojnë titujt e këngëve dhe bashkëpunimet

Showbiz January 03, 2022 - 10:24

Viti 2022 duket se ka nisur mbarë e mjaft mirë edhe për anëtarët e labelit të njohur, PINT.

Në një paralajmërim të bërë në rrjete sociale, reperi MC Kresha njoftoi se së shpejti po vjen me një album të ri së bashku me Lyrical Son.

Yjet e hip hop-it madje kanë zbuluar edhe titujt e këngëve që përmban albumi i quajtur “Muzikë e Alltisë”.

Siç tregohet më tej, deri më tani përfshihen gjithsej 11 projekte në mesin e tyre një bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

Më poshtë ua sjellim titujt e plotë të këngëve të albumit “Muzikë e Alltisë”:

1. Kangë e Shahirav

2. Hotel Mahalla

3. Inati

4. Recepti

5. Nji Lot

6. Paret Lejla

7. Stuhi mbi oqean ft Elvana Gjata

8. J.C.V.V ft Ledri Vula

9. Rrugë e Gjatë

10. Rammstein

11. Gunners

Image

Ndërkohë që ka bërë njoftimin e këtij projekti mdhështor, MC Kresha ua ka uruar të gjithëve vitin e ri.