![Ronela Hajati premton paraqitje dinitoze në Eurovision](/uploads/zeri.info/images/2021/December/30/auto_270191909_4920583431342490_2876745698634634713_n1640902449.jpg)
Ronela Hajati premton paraqitje dinitoze në Eurovision
Showbiz
December 30, 2021 - 16:38
Këngëtarja Ronela Hajati e cila është shpallur fituese e edicionit të 60-të në Festivalin e Këngës në RTSH, ka falënderuar të gjithë mbështetësit përmes një postimi në Instagram.
Përveç falënderimit këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”, ka premtuar se do të bëjë një performancë që do të mbahet mend, transmeton Zeri.info.
“Shihemi Torino”. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite ! Ju dua me shpirt! Ju premtoj se do të bëjë këngën, videoklipi dhe performancën për tu mbajtur mend”. Nuk kam fjalë”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se Eurovisioni vitin e ardhshëm do të mbahet në muajin maj të Torino të Italisë. /Zëri