U përball me tumor në tru edhe para nëntë vjetësh, Adriana Matoshi rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

U përball me tumor në tru edhe para nëntë vjetësh, Adriana Matoshi rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Showbiz November 29, 2021 - 15:46

Sot (e hënë), aktorja dhe deputetja shqiptare, Adriana Matoshi, njoftoi se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në tru.

Nëpër të njëjtën sfidë, Adriana kishte kaluar edhe para nëntë vjetësh, kur ishte shtatzënë për herë të katërt, dhe ajo e kujton si një periudhë të errtë të jetës.

Por ajo gjeti guximin dhe nuk u dorëzua asnjëherë, teksa në një intervistë së fundi ka rrëfyer vështirësitë që përball atë kohë.

E ftuar së fundmi në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, në RTV Dukagjini, aktorja ka treguar edhe se si arriti ta tejkalojë dhe të shërohej pas operacionit dhe lindjes së vajzës, ndërsa gjatë asaj kohe ishte duke xhiruar filmin “Kthimi”.

“Ishte një periudhë e jetës time që nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kam qenë shtatzënë në fëmijën tim të katërt, nuk u ndihsha mirë, por pas të vjellave mendoja që e kisha nga shtatzënisë, pata punuar shumë atë periudhë, pasi edhe ekonomikisht nuk kam qenë mirë atë kohë, kisha me i përfunduar disa borxhe, me i heq disa obligime prej vetes sepse punova shumë atë verë dhe isha e lumtur, por presioni i madh dhe mënyra si e kam përjetuar atë periudhë të kohës nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë aktorja.

“Pas kësaj kam shkuar te mjeku dhe e kam kuptuar, fillimisht jam frikës se diçka me beben nuk është mirë, por pastaj e kam kuptuar se kam tumor, fillimisht nuk e kam marr afër zemrës. Kur më fton për rol Blerta Zeqiri, fillimisht i them jo, isha në pushime dhe më vonë e mendova ndoshta është roli im i fundit, dhe thash ta lë një dokument që të paktën fëmijët e mi e shohin”, ka shpreh tutje ajo.

Ndër tjera, Matoshi ka treguar se gjatë kohës kur ajo po përballej me sidën e sëmundjes së tumorit, filmi i saj “Kthimi” mori pjesë në “Sundance Film Festival”, ku edhe u shpërblyen me çmim.

“Në asnjë moment nuk e kam menduar se unë nuk do të jetoja më, nuk e kanë ditë as prindërit e mi, askujt nuk i kam tregu. Kam pas dhimbje pas operacionit, një lloj depresioni se u bën katër fëmijë, shumë pak e kujtoi atë periudhë të kohës, vajza Pinea i ka nëntë vjet dhe mbaj mend shumë pak për të”, ka vazhduar rrëfimin e saj Adriana.

Në fund, deputetja ka dhënë një porosi, duke thënë se asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi përballa sfidave që sjell jeta.

“Jam shumë e lumtur që Zoti më ka rikthyer në jetë dhe me i pa duke u rritë ata dhe jam aty për ta kur kanë nevojë për mu, dhe do të doja të iu them grave, burrave, djemve e çika të reja që sfidat dhe sëmundjet janë për njerëz, nuk duhet me e neglizhua sëmundje, sepse sa më herët që ti e vëren që ke diçka ka ilaç për çdo gjë, por nuk duhet me u dorëzuar”, përfundoi aktorja.