Labinot Tahiri uron ndryshe 28 nëntorin, u dërgon të fala ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Labinot Tahiri uron ndryshe 28 nëntorin, u dërgon të fala ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Showbiz November 28, 2021 - 16:46

Këngëtari I njohur, Labinot Tahiri, ka uruar 28 nëntorin më ndryshe se të tjerët.

Tahiri përmes një statusi në “Facebook”, u ka dërguar të fala ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Labi ka shkruar se falë tyre sot udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri, dhe ditën e sotme u takon gjithë qytetarëve të ua urojnë festën e flamurit kombëtar familjarëve të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

TË FALA NGA NE PËR ÇLIRIMTARËT TANË ATJE NË HAGË!

Nëse sot disa nga delegacionet serbe kërkojnë që të vijnë të lirë në Kosovë, e ku plot nga t’a kanë bërë krime në Kosovë, padrejtësia nuk duket ndryshe…!

Në anën tjetër , dikush nga ne, mundohet ti harrojë këta trima ( çlirimtarët shqiptar) të cilët n’a e mundësuan sot që ne të udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri , festën e flamurit kombëtar, se para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar e kemi parë duke u munduar me e rregullua antenën kah valët e Shqipërisë.

Fakt i gjallë.

Sot, n’a takon neve si qytetarë që të u’a urojmë këtyre çlirimtarëve dhe familjeve të tyre Festën e Flamurit Kombëtar. pa i harruar asnjëherë.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë. /Zëri