Bryan Adams rezulton pozitiv me COVID-19 dy herë brenda një muaji

Bryan Adams rezulton pozitiv me COVID-19 dy herë brenda një muaji

Showbiz November 26, 2021 - 11:54

Këngëtari kanadez Bryan Adams tha se ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 të enjten pasi fluturoi në Itali dhe tha se do të shkonte në spital.

Adams, 62 vjeç, i cili është gjithashtu një fotograf, u testua në aeroportin Malpensa të Milanos, ku po mbërrinte për të promovuar kalendarin e Pirelli-t 2022 – ku fotografoi emra të njohur si: Rita Ora, Iggy Pop, Cher, Jennifer Hudson, Saweetie dhe St. Vincent.

Adams pritej të shfaqej në ngjarjet e shtypit personalisht që promovonin kalendarin të dielën dhe të hënën, por kjo tani ishte e pasigurt, shkruan DailyMail.

“Ja ku jam, sapo mbërrita në Milano dhe kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda një muaji me COVID-19. Kështu që është pushim në spital për mua”, tha ai në një postim në Instagram, duke treguar një fotografi të tij ku shihej me një maskë, ulur pas një tavoline.

Image

“Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Adams është plotësisht i vaksinuar, tha një përfaqësues i yllit për NME në nëntor.

Në fillim të këtij viti, Adams shkroi në një postim në muajin tetor se ai kishte COVID-19, por nuk kishte pësuar asnjë simptomë.

Adams u diagnostikua me COVID-19 në tetor, të cilin ai e konfirmoi në një postim në “Instagram’, por nuk kishte asnjë simptomë.

Ai u detyrua të tërhiqej nga ceremonia e hyrjes në “Rock and Roll Hall of Fame”, e cila u zhvillua më 30 tetor, ku ai ishte planifikuar të performonte këngëtarja H.E.R. për të nderuar figurën e Tina Turner.

Image

Më pas ai performoi në disa koncerte në Las Vegas përpara se të shkonte në Itali dhe së fundmi njoftoi një turne të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar për albumin e tij të pesëmbëdhjetë të titulluar “So Happy It Hurts”.

Këngëtari kishte folur më parë për coronavirusin, duke shkruar: “Falë disa lakuriqesh që hanë gjëra të ndyra, shitjes së kafshëve të lagura në treg, viruseve që bëjnë bastardë lakmitarë, e gjithë bota tani është në pritje”.

Mesazhi im për ta përveç “faleminderit shumë” është “bëhu vegan”.

Ylli më vonë kërkoi falje për këtë dhe pretendoi se po mbështeste veganizmin.