Vdes në moshën 28-vjeçare aktori i njohur, Joey Morgan

Vdes në moshën 28-vjeçare aktori i njohur, Joey Morgan

Showbiz November 22, 2021 - 13:48

Ylli i “Scouts Guide to the Zombie Apocalypse”, Joey Morgan, ka ndërruar jetë të dielën (21 nëntor).

Aktori, i njohur për rolin e tij në komedinë horror të vitit 2015, vdiq në moshën 28 vjeçare.

“Joey Morgan ndërroi jetë të dielën herët në mëngjes. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të na mungojë shumë”, tha në deklaratë një përfaqësuesi i tij.

“Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ta kalojnë këtë situatë në privatësi”, thuhet tutje.

Image

Regjisori i filmit Christopher Landon reagoi me një status në Twitter, pas vdekjes së aktorit, shkruan Mirror.

“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur u ndiznin kamerat ai ishte magnetik. Ai vdiq sot dhe lajmi është zemërthyer. Jam i nderuar që e kam njohur”, tha ai.

Pas “Scouts Guide”, Joey luajit në komedinë “Compadres and Flower”.

Ai gjithashtu u shfaq në Netflix, në “Sierra Burgess is a Loser”, dhe roli i tij i fundit erdhi në “Max Reload and Nether Blasters” të vitit 2020.