Mc Kresha rrëfen për ëndrrën që kurrë nuk e realizoi për shkaqe shëndetësore
Reperi i njohur, Mc Kresha përveç muzikës, ai ka zbuluar se një pasion i tij i madh është edhe futbolli.
Ndryshe, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu, ishte i ftuar në emisionin “Libero”, ku ka treguar se ëndrra e tij e parealizueshme për arsye shëndetësore ka qenë të jetë futbollist profesional.
“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18 vjecare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, tha MC Kresha.
“Kam pasur një rënie emocionale pasi ëndrra ime aty u ndërpre, dhe kam filluar të merrem me muzikë”, shtoi reperi mitrovicas.
Ai gjithashtu ka treguar se babai i tij ka qenë kundër që ai të merret me muzikë, duke i thënë se “Kush je ti që po don me u merr me muzikë, pse po don me u merr me muzike, qka po sheh ti prej kësaj pune. /Zëri