Besnik Qaka bëhet baba për herë të dytë

Besnik Qaka bëhet baba për herë të dytë

Showbiz September 09, 2021 - 13:21

Këngëtari i njohur, Besnik Qaka, është bërë baba për herë të dytë.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram” ka konfirmuar lajmin se është bërë baba për herë të dytë.

Besniku përmes mbishkrimit në fotografi zbuloi se foshnja është djalë, duke e pagëzuar me emrin Jan.

Kujtojmë se fëmija i parë i këngëtarit është vajzë, me emrin Una.

Ndërkohë, projekti i fundit i Qakës është kënga “Për ty”, i cili u pëlqye mjaft nga publiku. /Zeri.info

Postimi i tij i plotë: (pa ndërhyrje):

Sot, më 09/09/21, erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka.